
Aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 66-vjeçareje ka ndodhur ditën e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Makina drejtohej nga një shtetas maqedonas.
Gruaja nuk ka mundur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Informacion paraprak
Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.