Dy të rinj humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 e 30 minuta në afërsi të Rubikut dhe siç tregojnë pamjet, makina është përplasur me barrierën metalike e cila ka përshkuar tej për tej mjetin!

Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, mbetën viktima. Ata po udhëtonin si pasagjerë në makinën që drejtohej nga 35-vjeçari Marsel Busho. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës!

Shkak për aksidentin paraprakisht dyshohet se u bë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e 35-vjeçarit Busho, por rrethanat mbeten ende nën hetim.

Segmenti Milot-Rubik është ndër pjesët më problematike të rrugës së Kombit dhe në hartën e njollave te zeza të aksidenteve.