2 turistë polakë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Kryebushat të Shkodrës. Waldemar MakoWski, 45-vjeç, dhe Marta MakoWska 42 vjeçare, të cilët po lëviznin me motor janë përplasur me një automjet  tip “Volkswagen”, me drejtues një 27 vjeçar me iniciale D.GJ.

Nga informacionet paraprake mendohet se shkaktari i aksidenti ka qenë drejtuesi i makinës tip Golf, që mendohet se i ka ndërprerë rrugën turistëve pasi ka tentuar të futet në një karburant aty pranë. Drejtuesi i makinës është shoqëruar nga policia.

Policia e Shkodrws bwn me dije se nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj, ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.