Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin Milot-Rrëshen, në afërsi të Rubikut, ku për pasojë janë plagosur 5 persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Të pesë të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas të dhënave të para, shkak për aksidentit mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar.
Veritas.com.al/