Një aksident që ka shkaktuar vdekjen e një personi është regjistruar në Durrës; një biçiklist është përplasur nga një motoçikletë dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.15. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet I.S., 59 vjeç, që drejtonte motoçikletën, ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasi me inicialet A.F., që drejtonte biçikletën është shoqëruar në ambientet e policisë, i cili po pyetet për rrethanat e ngjarjes.

Veritas.com.al/