Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Elbasan-Librazhd mëngjesin e sotëm.
Policia dhe zjarrfikësja mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur nxjerrjen e personave që udhëtonin me këtë automjet.
Deri më tani janë konfirmuar dy viktima, burrë e grua, ndërsa katër persona të tjerë janë të plagosur rëndë, në gjendje të rëndë për jetën. Një prej tyre është një fëmijë dhe ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime për Top Channel bëjnë të ditur se familja që ndodhej në automjet është nga Kukësi, ndërsa ende nuk dihen identitetet e tyre.
Këto janë pamjet që vijnë nga vendngjarja, ku shihet trupi i pajetë njërit prej personave që ndodheshin në mjet, brenda në ujërat e lumit Shkumbin.
“Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policië.