Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku dy shqiptarë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur.
Sipas mediave greke, një kamion që drejtohej nga një 64-vjeçar, i cili në atë moment ishte i dehur, humbi kontrollin, doli nga trafik ndarësja në autostradë dhe në anën tjetër të rrugës shtypi dy makina. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Athinë – Pire.
Për pasojë, kanë humbur jetën dy shqiptarë 60 dhe 65 vjeç që udhëtonin me makinë, kurse u plagos një grua shqiptare 35-vjeçare, shofere e automjetit të dytë. Ajo është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.
Sipas policisë greke, shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin kishte konsumuar alkool në masën 0.50 miligramë, ndërkohë që limiti është 0.10.
Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetasit shqiptarë Spiro Guri 60 vjeç dhe Dhimitër Pabuko, 65 vjeç.
Po kështu ka mbetur e plagosur 34-vjeçarja shqiptare Blerina Guri, e afërme e një prej viktimave.
Momenti i aksidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe u transmetuan nga televizioni Alpha
Aksidenti i rëndë ndodhi në orën 05:40 të mëngjesit. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e aksidentit të rëndë.
Veritas.com.al/
https://youtu.be/u6S8GJhQgZQ
https://youtu.be/u6S8GJhQgZQ