Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Bushat. Një kamion është përplasur me një makinë në kryqëzimin e Kryebushatit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Ndërkohë, mësohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Një autoambulancë ka bërë transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Shkodrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat nisën hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *