
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën.
Sipas policisë, raportohet se një autobot është përplasur me automjetin tip “Ford”, ku udhëtonin dy personat që humbën jetën.
Drejtuesi i autobotit dhe një pasagjere, që ndodhen në këtë mjet janë lënduar. Ata janë transportuar për ndihmë në spital dhe gjendja e tyre mbetet e stabilizuar.