
Altin Luli është 47-vjeçari që mbeti i vdekur paraditen e të hënës, pas një aksidenti të frikshëm të ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë, raporton A2 CNN. Policia tha se në makinën elektrike ku udhëtonte Altin Luli, ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në Spitalin e Shkodrës. Fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në aksident u përfshinë tre mjete, një kamion dhe dy makina. Në rrethana ende të paqarta, kamioni thuajse shkatërroi plotësisht një autoveturë ku udhëtonin tre persona, si dhe përplasi edhe një tjetër, e cila u përmbys në rrugë.
Për nxjerrjen e trupit të të ndjerit nga rrënojat e mjetit u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.
Komente