Një aksident me pasojë vdekjen e një 32 vjeçari dhe plagosjen e tre të tjerëve u shënua mëngjesin e së hënës te kthesa e Rinasit. Dy automjete tip “Benz” dhe “Skoda” dhe një kamion u përplasën me njëra-tjetrën, ngjarje që rezultoi fatale për 32 vjeçarin Gëzim Rizani, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka reaguar zyrtarisht për aksidentin e rëndë që u shënua mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Fushë Krujë-Vorë, tek kthesa e Rinasit.
Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se nga përplasja “kokë më kokë” e tre mjeteve “Volvo”, “Benz” dhe “Skoda” janë plagosur 3 persona që janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka humbur jetën njëri prej shoferëve, 32-vjeçari Gëzim Rizani.