Xhezmi Oshafi 68 vjeç dhe Aurora Basha 22 vjeçe, janë dy nga viktimat e aksidentit tragjik në Lushnjë, i ndodhur paditen e sotme në hyrje të fshatit Bubullimë.

Fillimisht u tha se viktimat e aksidentit ishin babë e bijë, ndërsa bëhet me dije se Oshafi ishte taksist ndërsa e reja tjetër ishte duke udhëtuar drejt Lushnjës. Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinën tip “Toyota”, kur mjeti është rrëzuar nga ura dhe është përmbysur në lumë. Për pasojë dy personat që udhëtonin me të kanë gjetur vdekjen.

Xhezmi Oshafi është banues në Berat dhe Aurora Basha banuese në Lushnjë. Trupa e pajetë janë nxjerr nga makinë dhe janë dërguar drejt morgut.

VERITAS.COM.AL