Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Gjyshja 56 vjeç humbi jetën në vendngjarje dhe 4 persona të tjerë u plagosën, të gjithë anëtarë të një familjeje, mes tyre një 6-vjeçar.

Në mjet me 6 vjeçarin udhëtonin prindërit e tij dhe gjyshërit.

Të gjithë të plagosurit u transportuan drejt spitali të traumës në Tiranës, ku në gjendje më të rëndë fillimisht ishin i mituri dhe gjyshi i tij, të cilët u intubuan. Pas mesnate gjyshi rreth 64 vjeç nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Banorët e zonës dhe policia bënë përpjekje për të nxjerr të plagosurit nga kanali, raportojnë korrespondentët e Top Channel, Klodian Zhivani dhe Brixhilda Deda.

Në ndihmë të të plagosurve shkuan disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejë

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *