Shoferit 30-vjeçar Emirjan Doko, i cili shkaktoi aksidentin tragjik me 2 viktima i është komunikuar masa e arrestit nga policia e Tiranës pasi akuzohet për 3 vepra penale.
30 vjeçari që ndodhet në spital në gjendje të rëndë akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugore’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
I riu ishte në gjendje të dehur, mbante armë në makinë dhe kaloi semaforin e kuq me shpejtësi tek kryqëzimi i “21 dhjetorit” teksa po drejtonte automjetin tip “Citroen”. Rreth orës, 03:20, ai përplasi makinën tip “Honda” që drejtohej nga Luan Cenollari, 58 vjec.
Ky i fundit ndërroi jetë së bashku me me pasagjerin e identifikuar si Ali Bejo, 59 vjeç.
Gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (thikë).