Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën 4 të rinj.

Sipas burimeve për Abc News në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë automjeti mercedez ku ndodheshin të rinjtë ka kryer parakalimin e 2 kamionëve që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe me pas kanë hyrë sërish në karrexhatë kur dhe me pas janë përplasur me betonieren e ndaluar.

Burimet thonë se shoferi Aleksandër Krrashi ka rrëfyer se sapo ka hyrë në rrugën kryesore është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta.

Ka provuar ta ndezë disa herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë.

Sipas tij ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës.

Sipas grupit hetimor përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye; për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushë pamjes për shkak mjeti ka parakaluar dhe nuk e parë betonieren e ndaluar.

Sipas policisë në momentin e përplasjes mjeti ka qenë me shpejtësi rreth 170 km në orë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *