Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Korçës, ku tre automjete janë përplasur mes tyre, dy prej të cilave makina shoqëruese të Ministrisë së Brendshme, pjesë e eskortës së Kryeministrit.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët u dërguan me urgjencë për në spital nga ku konfirmohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Më e rënduar është gjendja e shtetasit Gj. Agalliut.

Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta.

Veritas.com.al/