Aktivisti boshnjako-amerikan, ka reaguar ashpër ndaj Carl Bildit, i cili në një shkrim të tij kishte thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje pas propozim aktakuzës nga Prokuroria e Dhomave Speciale, shkruan Gazeta Metro.
Bashkëkryesuesi i Këshillit Europian për Marrëdhënie të Jashtme, Carl Bildt, në një shkrim aurorial ka kërkuar që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dorëhiqet nga pozita e tij, edhe pse aktakuza ende nuk është konfirmuar nga Gjykata Speciale, por vetëm është propozuar.
E ndaj Bildt ka reaguar ashpër aktivisti boshnjako-amerikan, Reuf Bajrović, i cili ka thënë se Carl Bildt ka kredibilitet zero në Ballkanin Perëndimor.
“Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, kredibiliteti i Carl Bildt është zero. Ai duhet të hiqte dorë nga debatet ekstreme, sepse përderisa ai po pinte raki me Mladicin, gjenocidi po ndodhte në Srebrenicës”, ka aktivisti bosnjako-amerikan Reuf Bajrović
Ndryshe, ish-komandanti serb i Bosnjës Ratko Mlladi ishte dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatësit pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, ai kishte “përgjegjësi të madhe” për gjenocidin e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve myslimanë të kryer në Srebrenicë më 1995.
Bildt ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian në ish-Jugosllavi nga qershori 1995, ka marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Dejton, në nëntor 1995 dhe ka qenë Përfaqësues i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën nga dhjetori 1995 deri në qershor 1997, menjëherë pas Luftës së Bosnjës.
Nga viti 1999 deri në vitin 2001, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin..
VERITAS.COM.AL/