Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare aktori i njohur Francesco Nuti.
Lajmi u bë i ditur nga vajza e tij Ginevra, e cila tha se babai i saj ndërroi jetë në Villa Verde, Romë. Ajo dhe familjarët e tij falënderuan personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që u kujdesën për aktorin gjatë kohës kur ai ishte i sëmurë.
Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje dhe jetonte në shtëpi të moshuarish në “Vila Verde” të Romës.
Lajmin e trishtë e dha familja, e cila në respekt të zisë nuk dha ndonjë deklaratë për median.
“E gjithë fajin e ka parajsa”, ishte një ndër filmat më të suksesshëm të karrierës së gjatë artistike.
Gjithmonë interpretues i filmave të tij, e shpeshherë edhe skenarist, Nuti i ka qëndruar besnik një komedie delikate. Filmat e tij u vlerësuan si komedi brilante me tone të konfuze surrealiste, patën një sukses të jashtëzakonshëm, përmes së cilës analizoheshin vazhdimisht marrëdhëniet burrë-grua, në kontekste të ndryshme.
Ndërkohë ai iu përkushtua edhe muzikës. Kënga “Pupa Pera” i dha famë. Në vitin 1988 merr pjesë në Festivalin e Sanremos me këngën “Sarà per te”, e cila më vonë u regjistrua edhe nga Mina dhe, në duet me Miettën, me këngën “Let us breathe”, kompozuar nga kantautori Biagio Antonaçi.