Aktori i njohur Guljelm Radoja prej dy javësh është i shtruar në gjendje të rëndë në Spitalin e Durrësit për shkak të Covid 19. Mushkrit i ka të rënduara edhe normat e oksigjenit zbresin deri në 60 për qind. Djali i tij, pianisti Redi Radoja, por edhe artistët-koleg më në zë në vend kanë bërë bëjnë apel që të mundësohet kurimi i tij jashtë shtetit.

“Mësoj se Guljelmi aktori jonë i dashur qenka rendë në spitalin e Durrësit nga Covid. Shteti shqiptar i detyrohet këtij aktori për një shërbim me të specializuar jashtë shtetit. Uroj të rezistosh e të fitosh Guljelm”, shkruan skenografi Bashkim Zahaj.

“Më duket e pabesueshme që stafi i spitalit të Durrësit, të jetë kaq i paforcë për të dhënë alarmin për gjendjen e rënduar të Guljelm Radojës! Nuk mundem ta pranoj! Çdo orë kërcënuese për jetën e Lemit, do të jetë nesër një vrasje ndërgjegje për çdonjërin që kishte mundësi të ngrinte zërin, për ta shpëtuar! Le të shpresojmë që Gulielmi do jetë, për shumë vite Guljelmi”, thotë regjisori Mevlan Shanaj.

“Më trishton ky lajm, mbahu Guliem. E presim me zemër në dorë lajmin e përmirësimit dhe shërimit tënd. Lutemi për ty!”, shkruan kompozitori Gazmend Mullahi.

Artisti Guljelm Radoja (1945) u lind në Shkodër. Kreu studimet e larta për “Dramaturgji” në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve). Ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në  vend. Ka qenë pjesë e shfaqjeve “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj. Gjithashtu në kinematografinë shqiptare numëron më shumë rreth 30 role, si tek filmat “Gjurma”, “Mësonjëtorja” “Kush vdes në këmbë”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

VERITAS.COM.AL