Aktorja Cynthia Nixon është një nga ‘Empire State Democrats’ që po kërkon të sfidojë Guvernatorin e Neë York-ut, Andrew Cuomo ku ky të garojë për të tretën herë vitin e ardhshëm.
Nixon, e njohur më së shumti për rolin e saj si Miranda në serialin popullor ‘Sex and the City’, është pranuar dhe inkurajuar nga disa grupe liberalësh që të garojë kundër Cuomo, raporton ‘Wall Street Journal’.
Aktorja 51 vjeçare është shumë e angazhuar në këto vite në çështje lokale dhe shtetërore të edukimit.
“Ajo është një nga kandidatet rezervë me kredenciale progresive që mund ti eksitojë njerëzit”, tha Billy Easton, drejtor i Aeancës për Kualitetin e Arsimimit, që ka punuar me Nixon në të kaluarën.
Veritas.com.al/