“Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha – Rama, që shkatërroi zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdoi edhe dje në bashkinë e Tiranës.”. Kështu e gjykon Petrit Vasili, kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm dhe nga ana tjetër, duke iu kundër-përgjigjur edhe akuzës indirekte të Lulzim Bashës për LSI-në dje si “pazar opozitë.”
Vasili vazhdon më tej me gjykimin e tij në Fb duke tentuar të zbulojë, sipas tij, prapaskenat e aferës PD – PS.
“PD tundi dynjanë – vëren ai, – se gjoja nuk do të shkonte në mbledhje të këshillit bashkiak, ndërsa në realitet shkoi, sepse u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave.
Çorba e gëlltitur në 18 maj nga PD dhe Basha, vazhdon të villet përditë duke dëmtuar rëndë interesat e qytetarëve të thjeshtë, siç u bë bashkëfajtore në blerjen dhe vjedhjen e votës edhe në 25 qershor,”përfundon Vasili.
Veritas.com.al/