(FOTO: Francois Fillon dhe Alain Juppe)/

Alain Juppe, kandidati më i mirë që u zgjodh për të zëvendësuar kandidatin Francois Fillon që ndodhet nën kritika të ashpra, tha se nuk do të garojë, pavarësisht presioneve që po i bëhen.

Zoti  Fillon ka mohuar akuzat mbi anëtarët e familjes së tij sikur këta janë paguar nga fondet e taksapaguesve për punë të pakryer.

Fillon ka humbur mbështetjen brenda qendrës së djathtë sipas sondazheve të kryera mbi raundin e parë të zgjedhjeve që mbahen në prill.

Zoti Juppe, që shihet si më i përshtatshmi për të zëvendësuar Fillon, sulmoi “kokëfortësinë” e rivalit të tij, por tha se nuk do të garojë.

Sipas sondazheve të opinionit, zoti Juppe mund të kishte bërë progres gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve.  Zoti Fillon nuk është projektuar që të mund të kalojë në raundin e dytë.

/Veritas.com.al/