Ka rezultuar një alarm i fals, tritoli që u tha se ishte vendosur në makinën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhës në Durrës, Ani Drymishi.

Pas verifikimeve të bëra nga forcat e xhenios rezultoi se shishja e vendosur poshtë ndenjwses nuk përmbante lëndë eksplozive.

Fillimisht u dyshua për një atentat ndaj kreut të Hekurudhës, ku në makinën e tij të parkuar pranë banesës në lagjen 4 të Durrësit u tha se ishte vendosur një sasi tritoli me telekomandë.

Dyrmishi anuloi edhe një takim zyrtar në Greqi me struktura të hekurudhës greke.

Dyrmishi mban postin e drejtorit të Hekurudhave prej rreth një viti. Më herët ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës.

Veritas.com.al/

https://youtu.be/j23RdFFzaC8