Romë (AFP) – Disa qindra njerëz demonstruan të shtunën në Italinë qendrore, kundër një “Akademie për Perëndimin Judeo-Kristian” të planifikuar, mbështetur nga strategjisti politik amerikan Steve Bannon.

Ish ndihmësi i Presidentit Donald Trump në shtator u zotua të ngrejë “dhoma lufte” në të gjithë Evropën për të ndihmuar në formimin e një lëvizjeje të krahut të djathtë pankontinentale përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në 2019.

Aktivistët vendas dhe një rrjet shoqatash protestuan kundër planit në fshatin Collepardo, duke shprehur pikëpamjet e tyre prapa parullave që lexonin “Stop Bannon, Evropa e Lirë” dhe “Trisulti, toke evropiane”.

Fshati shtrihet pranë Trisultit, një ish-manastiri Carthusian, tani dhënë me qira Institutit Katolik Dignitatis Humanae (DHI), një grup i afërt me kardinalin konservator amerikan Leo Burke dhe Bannon.

DHI planifikon të ofrojë klasa në vendin në lindje të Romës “për të transmetuar mendimet e Steve Bannon tek gjeneratat e ardhshme”, – themeluesi Benjamin Harnwell tha për të përditshmen italiane La Stampa.

Ai tha se projekti kishte shumë mbështetës financiar, por përmendi vetëm Bannon me emër.

Pasi Bannon doli nga rrethi i brendshëm i Shtëpisë së Bardhë, ai filloi të përqëndrohet në ndryshimin e dinamikës së politikës evropiane, duke u takuar me kryeministrin e krahut të djathtë Viktor Orban dhe me ministrin e brendshëm të Italisë anti-imigracion Matteo Salvini.

Organizatorët e protestës e përshkruan Trisultin, e themeluar në vitin 1204, si një “avanpost Evropiane” që simbolizonte “idetë që nuk perjashtojne botën”.

Harnwell tha se akademia do të shoqërohej me një universitet në Romë dhe do të mbante klasa atje derisa shtepia te rinovohej.

Veritas.com.al/