Një alarm për bombë është njoftuar brenda redaksisë së televizionit informativ Report TV dhe gazetës Shqiptarja.com.

Nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes. Policia ka rrethuar zonën.

Mësohet se një person i paidentifikuar ka njoftuar me mesazh redaksinë e televizionit për alarmin për bombë. Burime nga policia thonë për Syri.net se personi që ka dërguar SMS-në quhet Shkëlqim T.

 

(Updated)

Policia e Tiranës u alarmua pas një mesazhi për vendosjen e një bombe në redaksinë e gazetës Shqiptarja.com të botuesit Carlo Bolino. Pas kontrollit rezultoi se alarmi ishte fals. Alarmi u dha nga një mesazh të mbërritur në redaksi, me këtë përmbajtje: “Unë Shkëlqim Tarja ju kam vënë eksploziv në redaksi, orarin e shpërthimit e keni në facebook”. Shkëlqim Tarja, 51 vjeç është banor i rrugës Faik Konica në Tiranë. Nuk dihet arsyeja përse ai e dërgoi këtë mesazh.