Nuk është e rastit që pikërisht sot, ditën e protestës popullore kundër ligjit për importin e plehrave që po zhvillohet para selisë së Qeverisë, kryeministri Rama zgjedh një nga fotot e tij përqeshëse dhe e poston në faqen e Facebook.

Foto është bërë si për tu drejtuar gjithë njerëzve që protestojnë kundër akteve të qeverisë që krijojnë panik shëndetësor dhe pasiguri në vend.

Shikojeni foton e postuar nga kryeministri ndaj qytetarëve të tij

Kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një foto, të cilën e quan “Foto e Ditës”. Ai është fotografuar duke qeshur, ndërsa i ka hedhur krahun një djali gjatë vizitës së djeshme në Roskovec të Fierit.