Përkeqësimi “katastrofik” i zogjve në tokat e fermave Franceze sinjalizon një krizë të biodiversitetit në Europë, që përfundimisht rrezikon të gjithë humanët ,- kanë thënë shkencëtarët më në zë për ‘the Guardian’.

Një rënie dramtike e zogjve në tokat e fermave, si e laureshave, gushbardhëve, është zbuluar nga dy studiues gjatë kësaj jave, për shkak të përhapjes së pesticideve- dhe shpopullimi i insekteve- është vënë  nën një vështrim të veçantë.

Me inkurajimin e prodhimit intensiv të të korrave, sipas politikave bujqësore të BE, që aktualisht po ndikon në përkeqësimin e shpendëve.

Shumë konservatorë po paralajmërojnë se shumë vende të BE po përballen me “pranverën e heshtur”, një term që është formuluar nga ekologjisti Rachel Carson për të përshkruar krizën e parë të shpopullimit nga zogjtë në vitet 1960 që u shkaktua nga pesticidet.

“Kemi humbur një të katërtën e laureshave në 15 vjet. Kjo është shumë, është vërtet, vërtet shumë. Nëse kjo do të ishte shpopullim njerëzor, mendoni sa e rëndë do të ishte”, tha Dr Benoit Fontaine i Muzeumit Kombëtar Francez të Historisë së Natyrës.

“Ne po i kthejmë tokat e fermave në shkretëtirë. Ne po humbim çdo gjë dhe ne kemi nevojë për natyrën e biodiversitetit. Pa këtë, përfundimisht, ne vdesim”.

Veritas.com.al/