Ministri i Shëndetit i Suedisë ka premtuar më shumë mbështetje për klinikat e identitetit gjinor teksa tha me alarm se një numër fëmijësh thonë se jetojnë “në trupin e gabuar”. Numri i këtyre fëmijëve është rritur 100 për qind çdo vit- tha Ministri i Shëndetit.
Louise Frisén, psikiatre e fëmijëve në Spitalin e Fëmijëve në Astrid Lindgren i tha ‘Aftonbladet’ se në vitin 2016 ekipi i investigimit gjinor ka parë se 197 fëmijë janë të interesuar në ‘transitimin’ me qëllim që të marrin seksin tjetër.
“Numri i këtyre fëmijëve është rritur 100 për qind çdo vit, dhe njerëzit që e kërkojnë këtë janë gjithnjë e më të rinj dhe çdo ditë e më shumë vijnë fëmijë në moshë më të vogël”- tha ajo duke shtuar se “kjo rritje vjen identik me rritjen që pësojnë edhe kërkesat e njerëzve të rritur”.
/Veritas.com.al/