( FOTO: Greta Thunberg)/
Nuk ekziston një e vërtetë shkencore mbi ndryshimet klimatike. Përkundrazi, ekziston një panel njerëzish të ndryshëm që kundërshtojnë Greten dhe mësuesit e këqij të ambientalizmit
Nga: Michele Di Lollo
“Greta kundër të gjithëve”. “Greta zëri i popullit kundër elitave”. “Greta për Nobel”. Këto janë disa nga “komplimentet” që ambientalistja e re mblodhi në Kombet e Bashkuara.
Megjithatë ka një fakt që shumëve ju ka kaluar pa u vënë re. Në indiferencën e përgjithshme, 500 shkencëtarë nga e gjithë bota i drejtohen me një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres kundër alarmizmit klimatik. Lëshuar nga Guus Berkhout, gjeofizikan dhe profesor honorifik pranë Universitetit te Hagës, iniciativa është rezultat i një bashkëpunimi midis shkencëtarëve dhe shoqatave nga 13 vende. Botuar në një kohë kur agjenda ndërkombëtare e vendos klimën në krye të listës së shqetësimeve, kjo “Deklaratë evropiane mbi klimën” ka qëllimin të bëhet e ditur që nuk ka as urgjencë dhe as krizë të pandreqshme.
Ja pra. Ky është thelbi i një kundër-revolucioni që vë në qendër shkencën dhe jo ideologjinë e majtë qe, mjerisht, shfrytëzon vajzën e vogël me gërsheta të arta. Lajmi në Itali kaloi paksa në heshtje dhe madje mediat kryesore duket se e vendosen nën këmbë.
E megjithatë, fat për ne qeniet njerëzore, në gazetën online Altantico Quotidiano, Federico Punzi flet me përgjegjësi të madhe. Sjell përkthimin integral të letrës që do të përmbyste edhe më të pafajshmin e ambientalistëve. Punzi shkruan në profilin e tij në Facebook: “Sot në Atlantico Quotidiano përshkallëzimi shqetësues (për të) i Greta Thunberg, kapërcyer me cinizëm të pabesueshëm nga mediat dhe liderët; një ministër që autorizon grevën e studentëve si “vlerë civile”; ndërsa 500 shkencëtarë thonë se shtëpia jonë nuk është në flake “.
Dhe për fat të mirë, të paktën për shkencën, planeti Tokë ka ende një shans shpëtimi. Ambasadorët dhe zëdhënësit e kësaj ideje janë: Guus Berkhout, profesor (Hollandë), Richard Lindzen, profesor (Shtetet e Bashkuara), Reynald Du Berger, profesor (Kanada), Ingemar Nordin, profesor (Suedi), Terry Dunleavy (Zelanda e Re) , Jim O’Brien (Irlandë), Viv Forbes (Australi), Alberto Prestininzi, profesor (Itali), Jeffrey Foss, profesor (Kanada), Benoît Rittaud, profesor (Francë), Morten Jødal (Norvegji), Fritz Varenholt, profesor ( Gjermani), Rob Lemeire (Belgjikë), Viconte Monkton i Brenchley (Mbretëria e Bashkuar).
Ata shkruajnë në mënyrë të qartë se ajo në të cilën gjendemi nuk është një emergjence. Ata shpjegojnë se modelet e përgjithshëm mbi klimën, mbi të cilat aktualisht bazohet politika ndërkombëtare, janë të papërshtatshme. “Është për me tepër mizore dhe e pamatur të mbështesësh humbjen e trilionë dollarëve mbi bazën e rezultateve te modeleve kaq jo perfektë. Politikat aktuale klimatike dobësojnë në mënyrë të panevojshme sistemin ekonomik, duke e vënë në rrezik jetën në Vendet të cilave ju mohohet hyrja në elektricitetin e përhershëm me kosto të ulët. Ne ju ftojmë të ndiqni një politikë klimatike bazuar në shkencën solide, realizmin ekonomik dhe vëmendjen reale për ata që janë prekur nga politika të kushtueshme dhe të panevojshme zbutëse “.
Në fillim të vitit 2020, ata ftojnë te organizojnë se bashku me ta, një takim konstruktiv të nivelit të lartë midis shkencëtarëve me famë botërore nga të dy palët e debatit për klimën . Sepse një gjë është e sigurt, përparimi shkencor, dhe jo vetëm, bazohet mbi teori dhe refuzime. Kjo është metoda: konfrontimi. Çështje e shpjeguar me racionalitet të madh që mund të përmblidhet në disa pak batuta të qarta: nuk ekziston një e vërtetë shkencore që përmbledh instancat e Gretes sonë. Mbingrohja globale, pra, nuk është një problem real për të gjithë komunitetin e shkencëtarëve. Por le të kthehemi te letra. Ajo përfundon kështu: “Takimi (i planifikuar për vitin e ardhshëm) do të bëjë efektiv aplikimin e parimit të duhur dhe të vjetër të shkencës së mirë dhe drejtësisë natyrore, sipas të cilit të dy palët duhet të dëgjohen në një mënyrë të plotë dhe të drejtë. Audiatur et altera pars! ”.
Në këto rreshta këta burra rebelë, këta divergjentë që nuk pranojnë të ngjiten në karron e fituesit, pohojnë se një rrjet global profesionistësh është i gatshëm të sqarojë se klima duhet të jetë më pak e politizuar, ndërsa politika ambientaliste duhet të jetë më shkencore. Shkencëtarët duhet të përballen hapur me paqartësitë dhe ekzagjerimet në parashikimet e tyre rreth ngrohjes globale dhe liderët politikë duhet të vlerësojnë ne mënyrë jo pasionante përfitimet dhe kostot reale të përshtatjes në ngrohjen globale, si dhe kostot reale dhe përfitimet e pritshme të zbutjes.
Pastaj shpjegimi: klima ndryshon qe kur ekziston planeti me faza natyrore të ftohta dhe të ngrohta. “Epoka e vogël e akullnajave mbaroi vetëm së fundmi, rreth vitit 1850, kështu që nuk është për t’u habitur që sot po përjetojmë një periudhë ngrohjeje”. Ndërkohë, nxehtësia po rritet me një ritëm inferior sa gjysma e asaj që ishte parashikuar fillimisht dhe më pak se gjysma e asaj që mund të pritej. Atëherë këta disidentë merren me një fakt me rëndësi të konsiderueshëm: Co2 nuk është një ndotës. Është madje esencial për të gjithë jetën në Tokë. Fotosinteza është një bekim. Më shumë Co2 i bën mirë natyrës, e bën globin të gjelbër: shtimi i dyoksidit të karbonit në ajër ka çuar në një rritje të biomasës globale të bimëve. Është gjithashtu e mirë për bujqësinë, duke shtuar prodhimet në të gjithë botën.
Shkurt, një mesazh i qartë për Gretën, gretinet dhe mësuesit e këqij që nxisin “emergjencën”, duke përfituar ekonomikisht dhe kulturalisht mbi gjeneratat e reja. Teoria juaj mund të jetë e gabuar.
Veritas.com.al/