Drejtorja e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar leshon paralajmërimin e saj për ekonominë globale të vitit 2019. Brexit dhe tensionet e tregtisë peshojnë në veçanti
Nga: Renato Zuccheri /
Christine Lagarde, drejtore e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, lëshon alarmin për të ardhmen e ekonomisë botërore.
Siç shpjegohet nga samiti i FMN, rritja ekonomike globale në 2019 rezulton të jetë shumë më e ngadalshme sesa pritej në periudhat e mëparshme dhe sa i përket rimëkëmbjes në fund të vitit, kjo duket të jetë “e paqartë”. Për Lagarde, ka disa probleme që duhet të adresohen dhe të cilat rrezikojnë të minojnë ekonominë e planetit. Para së gjithash ka një problem që lidhet me shok-un që Brexit mund të shkaktojë. Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian përfshin një periudhë të pasigurisë së madhe e cila kërcënon stabilitetin e sistemit ekonomik ndërkombëtar. Përveç këtij problemi, ekziston edhe niveli i lartë i borxhit të përgjithshëm, tensionet komerciale dhe, në përgjithësi, një gjendje e shqetësimit të tregut financiar. Pikërisht për këtë arsye, Lagarde tha: “Është një moment delikat që duhet të menaxhohet me kujdes”.
“Momenti është delikatë. Prej një viti kam thënë: kur dielli ndriçon, riparoni çatinë. Prej gjashtë muajsh drejtoj gishtin ndaj reve në horizont.Tani moti është gjithnjë e më i paqëndrueshëm”. Dhe për këtë arsye, Lagarde i ka kërkuar të gjitha qeverive të mos ngrenë pengesa doganore, sepse sipas analizës së cituar nga kreu i FMN-së “Integrimi tregtar ka stimuluar në mënyrë të qartë ekonomitë“, ndërsa, sipas analistëve të Fondit , “pengesat doganore dëmtojnë investimet dhe punësimin“. “E dimë se ekzistojnë shtrembërime në sistemin e tregtisë që duhet reformuar, por gjithashtu e dimë se pengesat tregtare nuk janë përgjigje dhe sa e rëndësishme është të shmangen hapat e rremë politik në këtë fushë“. Prandaj, Fondi Monetar Ndërkombëtar nis një sfidë për të gjitha vendet. Rreziku që kjo 2019 mund të jetë shumë e vështirë për ekonominë botërore nuk është aq larg nga realiteti.
Veritas.com.al/