Greqia po kthehet në problemin me serioz të votës së diasporës. Shifrat e publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për fletët e votimit qe kane mberritur nga vendi fqinj, në Tiranë, janë akoma modeste, çka tregon se me kalimin e kohës, problemi po thellohet.

Në Tiranë deri të shtunën në mëngjes, sipas KQZ kanë mbërritur vetëm 17,629 vota apo 7.2% e fletëve nga vendi fqinj. Pas lajmeve ne media, alarmi duket ka mberritur për herë të parë në kompjuterin e kryetarit socialist, i cili foli të shtuneë për këtë cështje, 25 kilometra larg nga kufiri grek.

“Fatkeqësisht, në Greqi, u bë një mish mash, jo DHL, jo Spedeksi, jo Kodeksi, ku di un se cfarë. Tani mundësia është, ju lutem të gjithë atyre që janë regjistruar, të marrin zarfin, të marrin votën, të vendosin edhe ata për ta cuar në vend këtë amanet shekullor, për ti dhënë fëmijëve të tyre aty në Greqi pasaportën evropiane.”

Por problem duket se në Greqi nis pikërisht nga shpërndarja e fletëve të votimit. Shifrat tregojnë po ashtu, se Greqia mbetet vendi më problematik me shpërndarjen e votave nga DHL. Nga 25 mijë fletë të dërguara nga KQZ dhe ende të pashpëndara në gjithë botën, 10 mijë i përkasin Greqisë. Rama u bëri apel emigrantëve, se kanë edhe 5 ditë kohë, për të mos u menduar më, por të marrin me ccdo kusht fletën e votimit.

“Dhe, besoj që, ata të cilët kanë kaluar malet, janë rropatur, që presin sot me ankth a do të njihen sot pensioni, smund ta lënë zarfin rrugëve, ta lënë votën si copë letër pa vlerë. Duhet të shkojnë ta marrin, me ccdo kusht, dhe ta dërgojnë në Tiranë. Ka dhe disa ditë kohë, është plotësisht, e mundur, ju bëj thirrje ta dërgojnë në Tiranë, Shqipëria duke hyrë në BE, jo vetëm do të jetë në BE, do jetë popull europian. “

Greqia është vendi i dytë me më shumë shqiptarë të regjistruar për të votuar nga jashtë, 68 mijë, ose ¼ e diasporës votuese në zgjedhjet e 11 majit. Shumica e votuesve me banim ne greqi i perkasin dy qarqeve te medha, Tiranës dhe Fierit. Po nëse ne Fier efekti i mungesës së tyre është modest, në Tiranë, vota e emigrantëve të Greqisë, mund të jetë vendimtare, sidomos në ndarjen e mandateve të fundit

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *