KQZ u jep sot mandatin 6 kandidatëve nga PD dhe LSI, ata bwhen gati për t’u betuar si deputetë të rinj të opozitës. Por një tjetër kandidat nga listat zgjedhore të PD-së ka dorëzuar këtë të hënë formularin e vetë-deklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Alban Zeneli, nga lista e PD-së në Kukës për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ka shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.
Ai merr mandatin e Flamur Nokës, i renditur i pari në listën shumë-emërore.
Alban Zeneli ka qenë deputet në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 2013-ës, por nuk e fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2017.
Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ, do të thërrasë të gjithë kandidatët në listat e partive që u dorëhoqën nga Kuvendi, për të bërë zëvendësimin e deputetëve.
Hapi i parë është dorëzimi i formularit të vetë-deklarimit. Kandidatët kanë 10 ditë kohë nga momenti i thirrjes nga KQZ, për të dorëzuar formularët.
Veritas.com.al/