(FOTO: Hoxhaj i LDK, “Nuk i kemi numrat as per kryetar të Kuvendit, as për qeverinë)/

Edhe sot ka dështuar në Kuvendin e Kosovës, zgjedhja e kryetarit të tij. PAN- një koalicion rreth PDK-së së Thaçit ka pranuar dështimin duke thënë se ‘kemi kandidatin, por nuk kemi vota të mjaftueshme’.

Atëherë e drejta për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit kalon ‘në fushën’ e Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

Kadri Veseli- ish kryetar i Kuvendit gjatë një falimi të shkurtër në Kuvend, ka paralajmëruar për rrezikun që ‘i vjen Kosovës’ – sips tij, nëse zgjidhet Albin Kurti. Rreziku më i madh- sipas Veselit- është ‘kthimi i Serbisë në Kosovë’.

“Do t’ia shohim sherrin Kurtit, ai do ta kthejë Serbinë në Kosovë” ka thënë Kadri Veseli.

Më poshtë ai ka shtuar se “nëse Lëvizja Vetëvendosje vjen në pushtet, do të jetë ditë e zezë për Kosovën.

Veseli ka thënë se Vetëvendosje po manipulon me popullin e Kosovës, duke thënë se janë faktor destabizlimi  në  vend. “ Nëse këta marrin pushtetin do të jetë ditë e zezë për Kosovën”, tha Veseli.Ai i është drejtuar kandidatit  të VV-së për kryeministër  Albin Kurti,  se nëse ai merr pozitën e kryeministrit ‘Kosova do t’ia sheh sherrin dhe do ta kthejë Serbinë në Kosovë’.

Veseli shtoi se deputeti i VV-së Fisnik Ismaili, është më i pasur se të gjithë komandantët e luftës së UÇK-së.

Deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka, një deputet kontrovers i angazhuar me aleatët e PAN, ka ndërruar drejtim dhe ka deklaruar se prej sot, ‘topi është në dorën e Albin Kurtit’.

Ai ka thënë nëse Albin Kurti arrin t’i sigurojë 60 vota të deputetëve shqiptarë, vota  e tij do të shkojë për Kurtin.

“Nëse Albini i ban 60 numra me deputet shqiptar, për qeveri, vota 61 do jetë e imja”! Edhe votën time e ka Albini nëse i ban 60 vota shqiptare për qeveri! Albini vet deklaroi se nuk ka asnjë komunikim me Isa Mustafen. Se kah do t i bajë numrat Albini, një Zot e di…”- shkruan Zeka në Facebook.

Veritas.com.al/