Nga Albina Deda/
Sot perfundon fushata zgjedhore per kryetar te PD-se!
Nje muaj i shkelqyer elektoral i cili do reflektoje gjate si risi politike.
Dy kandidate nga me potencialet me alternativa e fjalor oksidental.
Kjo ka terbuar çakejtë e kulisave brenda e jashte forces tone politike.
Nje ndarje e heshtur e me zhurme mes dy boteve, dy doktrinave e dy praktikave.
U shtrua perfundimisht rruga e qarte ne PD e konkurimit te ndershem ku secili anetar ka vetem nje fuqi ideale: Votën!
Por nje artileri primitive qe mbushet nga gryka si topat mesjetar te sulltanit nuk ka reshtur se gjuajturi fushaten tone dhe ne shenjester ishte zoti Basha pa perjashtuar dhe fyerje e presione pa fund per z.Selami i cili me qytetari e guxim konkuroi ne emer te vlerave te lirise per te cilat zaten dhe eshte krijuar PD-ja.
Pas zgjedhjeve vjen gushti e me gushtin iken dhe vapa qe ka nxehur sulmuesit e sponsorizuar, atyre qe duket se ju tha uji ne aren e perfitimit te pamerituar!
Vetem demokratet e thjeshte qendrestare e ruajten freskine e qetesine.
Kjo kurore lavdie kurre nuk hoqi dore dhe nuk e linçoi PD-ne prej 27 vitesh.
Respekti eshte pak dhe mirenjohja i shoqerofte keta fisnike te vertete.
Ata vetem ata dhe jo Lefteret e Lefteriet jane shtylla kurrizore e PD-se.
Te tjeret jane brumbuj, zvarranike qe zvarriten, zhaba kanalesh te zeza qe presin me padurim gjuetare per tju dhuruar kembet qe te fergohen ne tiganin e poshtersise.
Neser do heshtim e pasneser do votojme te lire duke shpresuar e punuar qe keshtu te votoje dhe gjithe Atdheu yne.
Se demokracia nuk ka tjeter peshore dhe kandar pervec votes se lire.
Atyre qe ne zgjedhje e sabotuan PD dhe zotin Basha, ketyre viktimave te zilise se vet do ju them se demokratet vertete humben nje pushtet por po fitojne pushtetin e vlerave.
Se demokratet jane lisa dhe ju veç gjethe verdhacuke qe shkelen nen kembe te destinuara per tu bere pleh.
E ne perfundim me kujtohet nje thenje monumentale filozofike e Niçes e cila ju dhurohet si kostum morti politik me 22 korrik:
“EDHE GJETHET E THATA BEJNE ZHURME PO TI SHKELESH”
Ne fakt ju bete zhurme biles deri ne bezdi por prape gjethe te rena ngeleni pa fat per riciklim dhe pa lavdi. (fb)
*Titulli- i redaksisë/
Veritas.com.al/