Pas marrëveshjes mes Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij të djathtë, janë zbardhur edhe zonat ku do të kandidojnë ata.
Sipas informacioneve nga PD, Agon Duka Duka do ketë një kandidat në Durrës dhe një në Tiranë, ndërsa Fatmir Mediu dy kandidatë që do garojnë nën siglën e PD në qarkun e Tiranës.
Dashmir Shehi i LZHK-s do të garojë në Tiranë, Nard Ndoka do të kandidojë në Shkodër, ndërsa PBDNJ e Dules do ketë një kandidat në Vlorë.