( FOTO: 5 partitë gjatë krijimit të Grupit të përbashkët)/

Partitë ‘satelite’, aleate të Partisë Demokratike PR, PDK, PAA, LZHK, PBDNJ, organizohen në një forum të përbashkët ‘për zgjedhje të lira’sipas motivit të tyre.

Krerët e të 5 partive, në koalicion me Partinë Demokratike , Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, Nard ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ, përmes krijimit të Grupimit të Qendrës së Djathtë (GQD), synojnë arritjen  dhe imponimin e standardeve demokratike në zgjedhje.

PR, PAA, PDK, LZHK, PBDNJ janë dakortësuar për të zhvilluar veprimtarinë e tyre si një forum i përbashkët dhe ‘në përputhje të plotë me platformën politike të pranuar dhe nënshkruar si marrëveshje e tyre me  PD’.

Por nuk dihet nëse edhe këto parti, edhe vetë PD do të kërkojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ky akt u formalizua në Tiranë gjatë një takimi me strukturat e 5 partive dhe ka si synim unifikimin e qëndrimeve të PR, PAA, PDK, LZHK e PBDNJ,  në kërkesat që garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri.

Partitë e Grupimit të Qendrës së Djathtë,unifikuan qëndrimin e tyre mbi sistemin zgjedhor dhe kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke propozuar modelin e listave të hapura.

Ata pajtohen në qëndrimin e përbashkët kundër ‘keqqeverisjes së Rilindjes’.

Sipas këtij forumi partiak, takimi i parë i Tiranës do të vijojë me të njëjtin format në të gjitha qarqet e vendit, ku në bazë të strategjisë së përbashkët politike dhe komunikative me opinionin publik do të trajtohen të gjitha temat që janë prioritet I aksionit opozitar.

Veritas.com.al/