Një gjyqtar federal dënoi të strategjistin Republikan dhe ish këshilltarin e fushatës se Trump, Roger Stone, me 40 muaj burg, pasi ai u ngarkua me shtatë akuza penale vjeshtën e kaluar që rridhnin nga hetimi i Departamentit të Drejtësisë mbi Rusine.
Gjykatësja e Gjykatës së Distriktit te Sh.B.A. Amy Berman Jackson gjithashtu i dha Stone dy vjet sherbim prove dhe e urdhëroi atë të paguante 20,000 dollarë gjobë. Dënimi nuk do të fillojë, megjithatë, derisa Jackson të vendosë mbi një mocion mbrojtjeje për një gjykim të ri.
Aleati i Trump u dënua në nëntorin e kaluar për akuza që përfshinin gënjim të Kongresit, manipulim të dëshmitarëve dhe ndërhyrje në hetimin e Dhomës ndaj Rusisë, e cila kërkoi çdo lidhje midis fushatës se Trump dhe Moskës.
“E vërteta ekziston akoma,e vërteta akoma ka peshë. Roger Stone insistoi se nuk është ashtu, ”tha Jackson në seancën e së enjtes.
Dënimi i Stone ishte dukshëm më i lehtë sesa shtatë deri në nëntë vjet që prokurorët rekomanduan fillimisht këtë javë. Ato përfundimisht u anuluan nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr pasi Presidenti Donald Trump e quajti rekomandimin per dënimin si të tepërt. Pasi Barr ndërhyri, katër nga prokurorët e çështjes u larguan, dy prej të cilëve dhanë dorëheqjen plotësisht nga Zyra e Prokurorëve të Sh.B.A në Uashington, D.C.
Ekipi i mbrojtjes së Stone paraqiti mocionin javën e kaluar për një gjykim të ri pasi kryetarja e jurisë deklaroi publikisht se ajo mbështeste të katër prokurorët që dhane doreheqjen nga çështja, një vërejtje që avokatët thanë se ishte sjellje jo e mirë e jurisë.
Jackson tha që më parë se ajo do të jepte dënimin e së enjtes edhe pse mbrojtja e Stone po kërkon rigjykim. Gjykatësja u tha avokatëve dhe prokurorëve të çështjes të martën se Stone do të ketë kohë të bëjë sfida pasi të ishte dënuar, do të thotë se nuk do të burgoset menjëherë.
Nëse Jackson përfundimisht do të lejojë një gjykim të ri, dënimi i së enjtes do të shfuqizohej.
Akuzat ndaj Stone rrjedhin nga hetimi dy-vjeçar i Departamentit të Drejtësisë për ndërhyrjen elektorale Ruse, qe gjithashtu dënoi pesë ndihmës apo këshilltarë të tjerë të Trump.