(FOTO: Emmanuel Macron)/

Emmanuel Macron, kandidat favorit për zgjedhjet presidenciale në Francë e ka përshkruar terrorizmin si një ‘problem i pamatshëm’ i cili do të jetë ‘pjesë e jetës sonë të përditshme edhe për vite që vijnë’.

Duke folur në një intervistë për një radio Franceze, kandidati i partisë së qendrës së majtë ‘En Marche!’ kandidati i bëri jehonë deklaratës kundraversale të ish-kryeministrit socialist Manuel Valls mbi sulmin me kamion në Nice në Ditën e Bastille 2016, në të cilën një emigrant tunizian lëshoi përdhe 434 burra, gra e fëmijë duke lënë të vdekur 87.

“Kohët kanë ndryshuar dhe ne duhet të mësojmë të jetojmë me terrorizmin”- tha Valls në atë moment. Komentet që u lanë për socialistët, mallkuan dhe fërshëllyen publikisht thëniet e tij dhe mund të thuash se kanë kufizuar mjaft shpresat për garën presidenciale të Macron.

‘Maskara, ik! Maskara!!’ i bërtit një burrë Mannuel Valsit.

Në kontrast me Macron, Marine Le Pen e Frontit Nacional ka theksuar faktin se krimi dhe siguria, në shikimin e saj, kanë qenë ‘ komplet të munguar’. Ajo foli  nga fushata presidenciale gjatë debateve në publik, pikërisht pak minuta para sulmit me Kalashnikov.

“Është subjekti më i madh që askush nuk e ka përmendur”, u ankua ajo. “Ne duhet të marrim kontrollin e kufijve, me qëllim që të dimë kush po vjen këtu. Ne duhet të riorganizojmë shërbimin inteligjent; të fuqizojmë mjetet në duar të policisë dhe xhandarmërisë, dhe ta godasim të keqen që në rrënjë…”- tha ajo.

/Veritas.com.al/