Kinemaja Hitchcock-ane është para së gjithash, një odë për gratë. Sot ai mund të festohet më mirë se gjithçka me këtë retrospektivë të figurave femërore që kanë shenjuar karrierën e këtij regjisori të famshëm.
E pamundur të flasësh për kinemanë e Alfred Hitchcockut, pa folur për ato nimfa që i dhanë filmave të tij markën e fisnikërisë dhe që ditën të shkëlqenin para kameras së regjisorit.
Grace Kelly
E pamundur të flasësh për Alfred Hitchcockun pa përmendur Grace Kelly n. Figurë par excellence e epokës së artë hollivudiane, e cila xhiroi tre filma me regjisorin e famshëm: Dial M for Murder (Krim thuajse i përkryer); Rear Ëindoë (Dritare mbi oborr) dhe To Catch a Thief (Të kapësh hajdutin).
Ingrid Bergman
Me tre filmat e njohur: Spellbound (1945), Notorious (1946), Under Capricorn (1949), Ingrid Bergman është një nga aktoret më të famshme të Alfred Hitchcockut.
Teresa Wright
Eshtë një nga të rrallat brune që ka xhiruar me Alfred Hitchcockun. Fituese e çmimit Oscar në 1942 për r olin e saj në “ Zonja Miniver”, ajo ka luajtur në filmin “Shadoë of a Doubt” (1943) ( Hija e një dyshimi) e regjisorit të famshëm.
Vera Miles
Ajo mund të bëhej më e famshmja ndër aktoret e Alfred Hitchcockut. Pas “ The Ërong
Man” ( Fajtori i gabuar), (1956) dhe “ Psycho” ( Psikoza), (1960), ajo do të merrte rolin
kryesor në “ Vertigo” ( Djersë të ftohta), (1958). Por shtatzënë në momentin e xhirimeve,
asaj iu desh t’ia linte vendin Kim Novakut.
Kim Novak
Ajo luajti rolin e Vera Miles në “ Vertigo” ( Djersë të ftohta), (1958). Duke zëvendësuar
këtë aktore me famë, ajo u prit më shumë sesa ngrohtësisht prej kritikës. E megjithatë,
regjisori nuk e fshehu kurrë pakënaqësinë e tij për Kim Novak. Sipas tij, ajo nuk i përshtatej rolit.
Tippi Hedren
Ajo xhiroi vetëm dy filma me regjisorin, por kaq mjaftoi për ta shndërruar atë në një prej
aktoreve më të famshme të kinemasë hitchcockiane. Roli i saj në filmin “ Birds” (Zogjtë), (1963) e konfirmoi si një nga aktoret më të lidhura me Alfred Hitchcockun. Filmi tjetër u shfaq vetëm një vit më vonë “ Marnie”, (1964).
Madeleine Caroll
Ajo ishte një nga të parat nimfa të Alfred Hitchcockut, por edhe një nga më të harruarat. Në 1935, ajo xhiron “ The 39 Steps” ( 39 shkallët) përpara se t’i bashkohej xhirimeve të filmit “Secret Agent “ (1936).
Eva Marie Saint
Ajo ka xhiruar vetëm një film me Alfred Hitchcockun, por çfarë filmi: North by Northëest (1959), që e bëri një nga aktoret më cilësore të kohës. Tepër e famshme dhe shumëkërkuar, Eva Marie Saint i jepte rëndësi cilësisë edhe sasisë së filmave ku luante.
Prandaj ajo ka luajtur në pak filma, por me regjisorët më të mëdhenj të kohës.
Barbara Harris
Ajo qe nimfa e fundit e Alfred Hitchcockut. Ajo luajti në “ Komplot familjar” që u shfaq në 1976 së bashku me regjisorin e famshëm.
Joan Fontaine
Joan Fontaine ishte aktorja e vetme që arriti të marrë çmim Oscar për rolin e saj në një film të Alfred Hitchcockut. Për “Rebecca”, që u shfaq në 1940, ajo arrin vetëm të përzgjidhet për çmim, por pas dy vjetësh, për “Suspicion” ( Dyshime, (1941), ajo merr më në fund Oscar si aktorja më e mirë.
Janet Leigh
Më pak e famshme se Ingrid Bergman dhe Grace Kelly, Janet Leigh është gjithësesi një aktore e shquar e kinemasë hitchcockiane. E prandsaj, është pikërisht ajo që e ka luajtur skenën e famshme në dush në filmin Psikoza.
Anne Baxter
Ajo është më pak e njohura ndër nimfat e Alfred Hitchcockut.
E prandaaj, Anne Baxter ka luajtur vetëm në një film të regjisorit, “ I Confess” ( Ligji i heshtjes), i shfaqur në 1953. Ky film është edhe sot fare pak i njohur nga publiku i gjerë.
Doris Day
Këngëtare, Doris Day u bë nimfa e Alfred Hitchcockut për filmin “The Man Who Knew Too Much” ( Burri që dinte tepër) që u shafq në1956. Në fakt, po atë vit, Grace Kelly largohet nga bota e kinemasë për t’iu përkushtuar jetës në oborin e mbretërisë së Monakos. Regjisorit iu desh të gjente një zëvendësuese.