Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar edhe një herë se është ai kreu i grupit parlamentar demokrat
Sado Berisha tentoi ta largonte dhe të emëronte Luçiano Boçin, sot në Kuvend PD u përfaqësua nga Alibeaj. Sot nis sesioni i ri parlamentar dhe folën krerët e grupeve parlamentare. Alibeaj në fjalën e tij lëshoi shumë kritika ndaj mazhorancë, mbi hapësirat që kjo i jep opozitës.
“Çfarë pune të mbarë t’i kujtosh këtij Parlamenti për vitin që kaloi. Punë e mbarë për ligjet e bërë me porosi, për bllokimin e fjalës së opozitës. Për kontrollin parlamentar që ansjëherë nuk u la? Puna e mbarë për këto çështje s’mund të ketë. Një vit e ca më parë ky Parlamet është produkt i zgjedhjeve të vjedhura. Nuk ka se si të ketë një sjellje të mirë dhe korrkete me opozitën në shërbim të shqiptarëve. Askush nuk e sheh këtë vend si vendin ku flitet për hallin e tyre, ekonominë e tyre”, tha ai.