Në kuadrin e  ndihmës që Greqia i akordon Shqipërisë,  niset sot nga Athina me avion C-130, një grup prej 27 vetash  të Njësisë Speciale  të Përballimit të Fatkeqësive, EMAK, me qëllim që të ndihmojnë  në përpjekjet që bëhen për  kërkimin dhe shpëtimin  në zona që u goditën prej tërmetit të sotëm në Shqipëri.

Pasi  u ra dakord  me autoritetet Shqiptare, Njësia do t’i drejtohet Durrësit. Së bashku me njësinë vijnë dhe dy qenë si dhe një automjet.

Gjithashtu nga Janina u nisën në rrugë tokësore  dhe kanë mbërritur në Shqipëri, 15 veta nga Njësia EMAK  së bashku me dy automjete për transport personeli dhe një automjet  për transport pajisjesh sizmike. Grupi nga Janina i drejtohet Thumanës, shkruan Ambasada e Greqisë në Tiranë.

Veritas.com.al