Me anë të një deklarate, ambasada e SHBA bën të ditur se një kërcënim i mundshëm shënjestron Samitin Botëror të Iranit të Lirë, i cili pritet të mbahet më 23 dhe 24 korrik në Durrës.
Në njoftim theksohet se autoritetet amerikane kanë dijeni për një kërcënim të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë dhe për këtë arsye u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë në vendin tonë të bëjnë kujdes, duke qëndruar larg këtij aktiviteti dhe të monitorohen mediat në vendin tonë.