Me sloganin “bashkë lëvizim edhe malet”, ambasada amerikane në Tiranë ka çelur një nismë interesante për qytetarët e izoluar që nuk mund të dalin dot nga shtëpitë e të takojnë të afërmit e tyre apo të bëjnë jetën që kanë bërë më parë.
Në një status në Facebook ambasada shkruan se largësia sociale nuk do të thotë se nuk jemi pranë njëri- tjetrit por ne jemi pranë kur jemi me mendime.
Në mesazhin e saj theksohet se, “Zbatimi i largësisë sociale nuk do të thotë se nuk mund të jemi pranë njëri-tjetrit. Largësitë shkurtohen kur jemi pranë njerëzve të tjerë me mendimet tona. Prandaj sot, donim të ndanim me ju këtë nismë të bukur të Këndit tonë Amerikan në Vlorë.
Këndi fton të gjithë të marrin pjesë dhe të ndajnë një mesazh pozitiv për miqtë, familjarët që ndodhen pranë apo larg, komunitetet ku jetojmë dhe të gjithë botën. Ndani kartolinën tuaj me ne në hapësirën e komenteve mëposhtë”.
Veritas.com.al