Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar mbi takimin qe kishte sot ne mesdite ambasadorja Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama. Ajo shkruan:

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.

Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti”.

VERIATS.COM.AL