Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, i bën thirrje drejtësisë shqiptare që të hetojë korrupsionin gjyqësor.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, teksa shpërndan deklaratën e kreut të grupit të PS, Taulant Balla, për spastrimin e sistemit të drejtësisë, ambasadorja Kim thekson se deri më tani asnjë prokuror apo gjyqtar, që ka ngecur në Vetting, nuk është ndjekur penalisht apo dënuar.

“Që kur ka filluar Vettingu, asgjë gjyqtar apo prokuror i vetëm nuk është ndjekur penalisht apo dënuar. Nevoja për të hetuar korrupsionin gjyqësor, përtej Vettingut, është përfshirë në kushtet e përcaktuara nga BE për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE”, thuhet në mesazhin e ambasadores Yuri Kim.

VERITAS.COM.AL/