Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për një vend demokratik. Kështu ka deklaruar nga Vlora ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ssilvio Gonzato.
Kjo deklaratë i referohet sulmeve të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.
I pranishëm në aktivitetin “Granacia Rinore” në Vlorë, ambasadori nuk ka lëshuar deklarata të tjera duke kërkuar të fokusohet thjesht tek aktiviteti i zhvilluar ne ambientet e shkollës profesionale, industriale “Pavarësia” në qytetin e Vlorës.
Sulmet e Metës ndaj Dumanit janë dënuar edhe nga vetë Bashkimi Evropian ku ka deklaruar se ““Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK. Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.