Protesta e opozitës ka shënuar sot ngjarje “diplomatike”. Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cuttillo ka vizituar çadrën ku prej 3 ditësh po zhvillohet protesta popullore anti- qeveritare në kërkim të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Ambasadori italian ne Shqiperi Alberto Cutillo qëndroi për disa minuta bashkë me protestuesit. Ai shprehu mbështetje për protestën, gjatë komunikimin që pati me deputetin demokrat Oerd Bylykbashi dhe këshilltarin e kryetarit Basha për sipërmarrjen, Roberto Caparrotta.
Ambasadori ka vlerësuar zhvillimin e saj mënyrë paqësore. Pasi është njohur me arsyet e dhëna nga përfaqësuesit e PD-së, për rrezikun e manipulimit dhe blerjes së votave, ai e ka cilësuar këtë si një kauzë të drejtë ndërsa ka premtuar se do ta vizitojë sërish tendën ku po zhvillohet protesta.
Çfarë bën përshtypje është pse ambasadori i Italisë bëhet diplomati i parë që viziton protestuesit anti- qeveritarë. Në radhën që ka caktuar “politika”, duhej të ishte ambasadori i SHBA ose ambasadori i BE që të vizitonte fillimist protestuesit. Prej kohësh është konstatuar se ambasadori amerikan Lu që i përket administratës së Obamës, është bërë palë me qeverinë. Po kështu edhe ambasadorja e BE, Vlahutin.
Ambasadorin e Italisë e lidhin disa interesa kombëtare dhe europianiste me portestën, në radhë të parë lufta kundër drogës që prodhohet në Shqipëri dhe transportohet për në Itali.
/Veritas.com.al/