Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu mësohet se është duke zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Takimi është duke u zhvilluar në selinë e PD. Temë e tij është kriza politike në vend dhe gjetja e një rruge për ta zgjidhur.
Takimi mësohet se po zhvillohet ‘kokë më kokë’ mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.
Ku i fundit ka qenë edhe ndërmjetësi në negociatat e para, në dy takimet që kanë zhvilluar Edi Rama dhe Lulzim Basha.
/Veritas.com.al/