Një delegacion i ligjvënësve të Shteteve të Bashkuara ka takuar zyrtarët më të lartë Rus për të diskutuar portën hyrëse për në një “ditë të re” të marrëdhënieve para samitit kyç mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në gjysmën e dytë të këtij muaji.

Senatori i Shteteve të Bashkuara, Richard Shelby foli i pari mes tetë personave të delegacionit, ku përfshihen edhe shtatë senatorë dhe një anëtare e Kongresit, gjatë takimit të të Martës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, në Këshillin e Federatës Ruse dhe në Duma.

Kjo është hera e parë kur ligjvënës Amerikan vizitojnë Moskën si delegacion, që nga viti 2013, para aneksimit të Krimesë, ndërhyrjes së Rusisë në luftën civile të Sirisë dhe ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

“Takimi në Helsinki do të jetë fillimi i një mirëkuptimi më të mirë” mes dy vendeve- tha Shelby gjatë takimit me kryetarin e Duma-s, Vyacheslav Volodin, një ish- ndihmës i Putinit.

“Ndoshta jo një utopi… por ndoshta një ditë më e mirë”.

Të Martën Kremlini tha ka mundësi që Putin dhe Trump të mbajnë bisedime kokë më kokë, ndoshta me vetëm një përkthyes të pranishëm, “nëse konfirmohet mirëkuptimi paraprak”.

“Ju e dini se Presidenti Putin ndjehet shumë komfort me çdo format me homologun e tij, tha Dmitri Peskov, një sekretar për shtypin i presidentit Putin.

Veritas.com.al/