Është zhvilluar këtë të martë mbledhja online në Komisionin e Ligjeve. Në këtë mbledhje po diskutohet drafti përfundimtar për Amnistinë Penale.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se janë pranuar një pjesë e amendamenteve të deputetit demokrat Enkeljed Alibeaj dhe Bledion Nallbatit.
“Kemi qenë në kontakt me Komisionin e Ligjeve dhe na janë vënë në dispozicion propozimet. I kemi rakorduar ato që parashtroi edhe relatori. Dua ta nis shkurtimisht me amendamentet. Kjo do të shtrihet deri në datën 31/01/2024. Ky propozim është zgjedhur me gamën e personave të dënuar ose që janë në ndjekje penale. Sigurisht është pranuar edhe për veprat që lidhen me tubimet dhe protestat, këtu kam parasysh veprat penale bazike që lidhjen me organizimet e protestave. Personat e armatosur në protestë që dënohen deri në 3 vite burg. Edhe këto kanë qenë pjesë e propozimeve dhe amendamenteve që ka propozuar deputeti Eneklejd Alibeaj. Goditja për shkak të detyrës ne nuk e kemi pranuar. Për shkak të rrezikshmërisë dhe parimeve që ka amnistia ne nuk e kemi pranuar. Po ashtu edhe shkatërrimin e pronës nuk e kemi pranuar. Për këto vepra ne kemi mbajtur linjën që kishim.
Për veprat që kanë të bëjmë me tubime politike ne i kemi pranaur.
Pranohet edhe një propozim i Bledion Nallbatit, kjo për të siguruar barazinë. Bëhet fjalë për përfitimin e zbritjes së dënimet 1 vit për meshkujt dhe 1.5 vite për gratë dhe vajzat”, u shpreh ai.
Në mbledhjen e sotme online në Komisionin e Ligjeve ku u diskutua drafti për Amnistinë Penale, gjatë fjalës së tij Enkeled Alibeaj u shpreh se pranimi i amendamentit të Nallbatit, prek disa vija të kuqe të qeverisë.
Ai gjithashtu theksoi se asnjë person që i përket kastës së politikanëve nuk duhet të përfitojnë nga amnistia. Ndërsa nga ana e tij Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se propozimi i bërë nga Alibeaj, duhet të qartësohet situata për të dënuarit dhe personat që janë në hetim dhe gjykim.
Pjesë nga diskutimi:
Alibeaj: Amendamentet tona ishin bazuar në formën fillestare të paraqitur nga ana e qeverisë. Mua nuk më kanë ardhur materiale, e di që sistemi i emaili-t të Parlamentit nuk funksionon për shkak të hakerimit që ka ndodhur.
Bushka: Ju është dërguar të gjithëve, por po ua dërgojmë edhe në Whatssap.
Alibeaj:Janë pesë apo gjashtë amendamente nëse do t’i konsideronin të tillë. Logjika ka qenë që të targetojë të gjitha ato shtetas që iu përkasin periudhës gjatë së cilës PD ka organizuar protesta. Pra kemi vendosur atë segment kohor për të lehtësuar edhe punën e organeve. E konsideroj si një zgjatim apo zgjerim pa asnjë arsye. Se pranoj që amendamentin tonë ta marrë qeveri dhe të zgjaste efektin kohor. Nga ana e ministrit u tha që nuk janë pranuar disa nene, por do të duhet të pranoj faktin që nga ana e qeverisë nuk është pranuar seti i dispozitave të plota të propozuara nga ana jonë. Unë theksoj që dispozitat që ne kemi propozuar si amendament dhe identifikimi i tyre bazohet në të gjitha analizën që strukturat e PD kanë bërë lidhur me procedimet penale që kanë pësuar subjektet që janë thirru në protesta nga ana jonë gjatë periudhës kohore që ne kemi bërë me dije. Duket që është një qëndrim nga ana e qeverisë me lugën bosh. Por kam parë që asgjë nga amendamentet tona nuk pranohet. Vepra penale që vijnë nga gjykata e krimeve të rënda dikur, apo GJKKO sot dhe që i përkasin kastës së politikanë të mos preken nga kjo amnisti. Ky është qëndrimi që unë kam lidhur me amendamentet e reja apo të amendamenteve tona. Më jepni kohë ti analizoj me qetësi propozimet tuaja të reja.